“I vendos vetes 5.5-6”, – mesfushori i Barces i bën analizën sezonit

8 Gusht 2020
17:10
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Barcelonës, Frankie de Jong, ka folur për sezonin e tij të parë me katalanasit. Ai e ka vlerësuar veten me një 5.5-6 në një intervistë të dhënë për Trouw. “Sezonit tim mund t’i vendos një 5.5, 6. Diçka e tillë. Duhet të kisha dhënë më shumë në fushën e lojës.

“Nuk kam luajtur shumë ndeshje të dobëta, por nuk ka pasur shumë ndeshje që kam shkëlqyer. Nisur nga kjo ka qenë një sezon me hope, shumë ndryshime. Unë jam ai lojtar që e kërkoj topin dhe dua të luaj me topin. Mos harroni se jam ende i ri këtu dhe po luaj në një nga klubet më të mëdha në botë me futbollistë të mrekullueshëm.

“Busquets bën gjithçka mirë. Pozicional dhe luan në mënyrë fantastike, mendoj se shumë njerëz e nënvlerësojnë atë. Messi? Ndonjëherë kur jam afër tij, ai bën diçka magjike dhe unë them: ‘wow’. Ai është shumë i mirë dhe i zgjuar. Bën gjithmonë diferencën”, – tha de Jong.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit