“I zemëruar dhe i fyer”, zbulohet arsyeja e tradhtisë së Willian

7 Gusht 2020
17:07
Denis Hakanaj
back button

Willian është i zemëruar me mënyrë sesi është menaxhuar largimi i tij nga Chelsea.

Sipas ESPN, Willian është ndier “i zemëruar dhe i fyer” pasi aventura e tij 7-vjeçare me klubin ka pasur një fund të hidhur.

31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me rivalët londinezë të Arsenal-it pas dështimit të negociatave për të rinovuar kontratën e tij me Chelsea-n.

Braziliani donte një rinovim trevjeçar, por drejtuesja e Bluve, Marina Granovskaia nuk ka qenë dakord.

Kjo situatë i ka dhënë një mundësi Arsenal-it të ndërhyjë dhe ta sigurojë lojtarin me kosto zero.

Willian do të paguhet 100.000 sterlina në javë te klubi i ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit