Ia heqin, më pas ia rikthejnë podiumin, komisarët e garës tallen me kampionin e botës

20 Mars 2023
9:04
Telesport
back button

Për të dytën garë me radhë, piloti spanjoll Fernando Alonso u rendit i treti me makinën e tij Aston Martin, duke korrur podiumin nr.100 në karrierën e tij në Formula 1. Gjithsesi, pas garës ka patur mjaft polemika, pasi Alonso rrezikoi ta humbiste podiumin. Madje fillimisht e humbi atë, për ta rimarrë disa orë më vonë.

Renditja e Alonso në garën e zhvilluar në Arabi u kthye në një telenovelë dhe në fund u rendit i treti. Fillimisht, komisarët deklaruan se Aston Martin nuk e kishte shlyer si duhet penalitetin që i ishte dhënë spanjollit për gabimin e bërë në fillimin e garës. Komisarët deklaruan se kishin vendosur një krik dhe kishin ngritur makinën në bokse.

Makina u prek në pjesën e pasme të saj”, thanë komisarët e garës, që vendosën një tjetër penalitet për spanjollin, me 10 sekonda, duke zbritur kështu i katërti. Gjithsesi, pasi u ripanë pamjet televizive dhe apelimit të skuadrës, komisarët vendosën t’ia heqin penalitetin e dytë, duke lënë Alonso në vendin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit