Ia mori falas vjet, Roma i shet Portos mbrojtësin rezervë

11 Korrik 2019
12:44
back button

Verën e shkuar Monchi mbylli një operacion në dukje pa vlerë për Romën, sepse mori falas nga Porto mbrojtësin spanjoll Ivan Marcano.

32-vjeçari ka qenë një lojtar kyç te Porto, me 150 ndeshje në periudhën 2014-2018, duke fituar titullin para kalimit te Roma, që nuk shpenzoi asgjë, sepse mbrojtësit i kishte përfunduar kontrata.

Në dukje ishte një operacion i dështuar, sepse Marcano luajti vetëm 13 ndeshje në Romë dhe rezultoi zhgënjim, por gjithsesi Roma ia ka parë hairin.

Sot Marcano ka firmosur për Porton, duke u kthyer në shtëpi, ndërsa Roma arkëton 5 milionë euro, goxha shifër për një mbrojtës në vitet e fundit të karrierës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit