“Ia plotësuam çdo kërkesë, por refuzoi”; Kukësi zyrtarizon largimin e radhës

20 Gusht 2019
9:28
Alfred Lleshi
back button

Kukësi ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me Valdet Ramën. Ish-lojtari i kombëtares kuqezi do ta vijojë gjetiu karrierën, duke mos rinovuar me nënkampionët e Shqipërisë. Përpjekjet e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, kanë rezultuar të pasusksesshme, sepse anësori i shpejtë dhe mjaft teknik ka nxjerrë justifikime familjare. Ja njoftimi i klubit për “divorcin” e radhës: “Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën. Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare.

Edhe pse klubi ishte i gatshëm që t’i plotësonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, duke fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Klubi falënderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit