IAAF miraton planin për rikthimin e atletëve rusë në pistë

2 Mars 2021
10:22
Gentian Spiri

Rusia është më pranë heqjes së pezullimit nga të gjitha eventet e atletikës. Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) miratoi së fundi një plan-reformë me 31 faqe. Ky plan shihet si një shans i fundit dhe përpjekje për të shpëtuar atletikën ruse, e pezulluar që prej vitit 2015 si pasojë e skandalit doping.

Në këtë plan nuk ka një afat se kur do të hiqet pezullimi, por presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, e konsideroi atë si një “udhërrëfyes për të fituar besimin”. “Ky nuk është fundi, por fillimi i një rruge të gjatë. Federata Ruse e Atletikës ka një punë të madhe për të bërë për të rindërtuar besimin e humbur”, tha Coe.

Në këtë plan mendohet se atletika ruse mund të arirjë më shpejt në objektivat e saj edhe pse kjo mund t’i kushtojë asaj shumë. Ky plan inkurajon antidopingun, forcimin e rregullave, qeverisjen e sportit dhe gjithçka do të monitorohet nga IAAF. Atletët e pastër rusë mund të garojnë në Olimpiadë, por si neutralë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit