IAAF nuk bën skonto për dopingun, ja vendimi që merr për atletët rusë

22 Janar 2019
15:03
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin pa afat të atletikës ruse. Në një mbledhje të bordit drejtues është vendosur që 42 atletët ruse, të cilët plotësojnë kriteret antidoping të vendosura nga IAAF, të garojnë si neutralë në aktivitetet ndërkombëtare. Njësoj sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar.

Atletika ruse është pezulluar prej gati 4 vitesh nga eventet ndërkombëtare (prej nëntorit 2015), kur nisi skandali doping në këtë shtet. Edhe pse WADA (Agjensia Ndërkombëtare Antidoping) ka vendosur muajt e fundit që të rihapë laboratorin e saj antidoping në Moskë, sërish IAAF nuk është tërhequr nga vendimi i pezullimit.

Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, tha se atletët rusë do të vazhdojnë të garojnë si neutralë në eventet ndërkombëtare, duke ndezur pjesërisht “dritën jeshile”. Këta atletë plotësojnë kriteret e vendosura nga IAAF dhe WADA, por Rusia është ende e pezulluar prej dopingut. Ndaj, për pasojë, për të mos i penalizuar, ata do të lejohen të garojnë si neutralë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit