Ibra dhe fraza gjatë Milan-Atalanta: Kam më shumë gola unë sesa ndeshje ti…

24 Janar 2021
10:32
Denis Hakanaj
back button

Me kë e ka patur Ibrahimovic?

Nuk ka kaluar pa u vënë re një frazë e thënë nga suedezi gjatë ndeshjes kundër Atalanta-s.

Në fundin e ndeshjes, kur rezultati ishte 0-3 për bergamaskët, Milan ka kërkuar një penallti që nuk është dhënë. Protestat e kuqezinjve kanë bezdisur disa lojtarë të Atalanta-s.

Duket se ka qenë pikërisht ky momenti kur Ibra i ka thënë njërit prej kundërshtarëve: “Kam shënuar më shumë gola sesa ti ke luajtur ndeshje në karrierë”.

Telekamerat nuk kanë arritur të qartësojnë se kujt i është drejtuar sulmuesi kuqezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit