Ibra e mbyll me Milanin, mbetet në Serie A / Dy ekipe e duan!

22 Maj 2020
21:36
Eraldo Harlicaj
back button

Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi do ta mbyllë me Zlatan Ibrahimovicin në fund të sezonit. 38-vjeçari do të largohet, pasi Paulo Maldini është me valixhe në duar. Ky i fundit e solli në San Siro dhe suedezi ka një lidhje të veçantë me të.

Suedezi nuk ka ndërmend që të mbyllë karrierën e tij, por do të luajë dhe sërish mbetet në kampionatin italian. Corriere della Sera shkruan se Bologna dhe Fiorentina e duan për sezonin e ri.

Agjenti Mino Raiola po bisedon me të dy klubet për të kuptuar se kush do të jetë mundësia më e mirë për lojtarin e tij. Sulmuesi ka bërë mirë te Milani dhe tifozët e duan, por afrimi i Ralf Ragnick komplikon pozitat e Zlatanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit