Ibra: Juventusi më dha mentalitetin fitues, ja leksionet që mora nga Capello dhe Moggi

11 Korrik 2020
14:34
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi 38-vjeçar, Zlatan Ibrahimovic, në një intervistë për “Sportweek”, pranoi se gjithmonë kërkon më të mirën nga vetja dhe shokët e skuadrës: Përvoja e Juventusit ishte ajo që e bëri të fitonte një mentalitet fitues: “Kur mbërrita te Juve, ishte viti 2004. Aty gjeta një mentalitet krejt tjetër nga ai i Malmoe dhe Amsterdamit, ku unë kisha luajtur. Aty të respektonin shumë, por ti ishe një nga shumë të tjerë. Ende e mbaj mend një duel midis Del Piero dhe Thuram. Del Piero ishte një yll. Ai kontrollon topin dhe i vjen nga prapa Thuram, që e godet dhe lëndon. Unë mendova: nëse i ndërhyj ashtu Del Pieros, do të më vrasë. Pra, atje nuk ishte askush mbi të tjerët. Të gjitha stërvitjet ishin si kjo, të vështira, të ashpra, të luftuara.

Takimi i parë me Capello ishte edhe më i bukur. Ai po lexonte “Gazzetta”. Në ditën e parë të stërvitjes, unë hyj në dhomat e zhveshjes dhe i them: Mirëmëngjesi trajner. Ai vazhdon të lexojë gazetën, ndryshon faqen, merr një kafe. Kaluan 15-20 minuta dhe nuk dëgjoj asgjë. Ai mbylli “Gazzetta” dhe doli jashtë. Çfarë derri, mendova. Nëse më trajton kështu, kjo do të thotë që duhet të dëshmoj se jam këtu. Pikërisht atë ditë, Capello më bëri të kuptoja se isha askushi. Pastaj ai tha: Mos kërko respekt, fitoje, rrëmbeje. Dhe e mora”.

Ibrahimoviç kujtoi edhe takimin e parë me Moggi: “Një javë më vonë, ne po stërviteshim në “Sisport”, afër bashkisë së vjetër të qytetit. Aty ishin dy fusha, por dushet nuk funksiononin. Kur hy në shtëpinë e Juves, gjithçka është super.  Atje u përballëm me një situatë të pazakontë, nuk laheshim dot pas stërvitjes. Moggi ishte jashtë dhe unë i thashë: Nuk është normale, ne jemi Juventusi. Ai u përgjigj: Mos harro se nuk je këtu për t’u ndier mirë, por për të fituar. Aty e kuptova se gjithçka aty sillej rreth fitores”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit