Ibra, relaks familjar në St.Tropez. Spektakël në det me stërvitje dhe zhytje (fotot)

6 Gusht 2020
15:28
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic duket se do të rinovojë me Milanin edhe për sezonin tjetër. Flitet se klubi kuqezi i ka bërë atij ofertë 7 milionë euroshe, me suedezin që nuk ka ndërmend të ndalet. Aq më tepër pas një kampionati të mbyllur në mënyrë të shkëlqyer me Milanin, pas pandemisë së koronavirusit. 38 vitet mbi supet e tij janë thjesht numra, sepse gjiganti suedez mbetet një bomber i frikshëm me golat e shënuar, një lider i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës.

Natyrisht, ai i meriton disa ditë pushime vere, pavarësisht se “kalendari” i gjërave u përmbys nga Covid-19. Kështu, Ibra ka vendosur të pushojë me familjen në Rivierën Franceze. Sikurse duket edhe në këto foto, ai po shëtit me jaht, bashkë me gruan dhe ëmijët. Nuk mungon “rivaliteti” edhe në det, teksa vihet në garë me djemtë se kush zhytet më mirë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit