Ibra “rrëfen” Mourinhon e Interit: Një herë më tha se duhej të më vinte turp…

20 Mars 2019
15:10
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic dhe Josè Mourinho sigurisht nuk kanë karakter të lehtë, por marrëdhënia midis të dyve, si tek Interi, ashtu edhe te Manchester United, ka qenë pozitive në tërësi. Natyrisht, kontrastet midis dy personaliteteve të tilla të forta nuk mund të mungonin, por i intervistuar nga “Mirror”, Ibrahimovic tregon një moment pikant të periudhës që kaluan së bashku tek Interi: 

"Ne patëm një moment të keq, kur Mourinho më kritikoi gjatë pushimit të një ndeshjeje, para pjesës tjetër të ekipit. Kisha marrë një çmim si lojtari më i mirë në Itali dhe ai më tha: kur shko në këtë fazë dhe merr çmimin e më të mirit, duhet të vijë turp për mënyrën se si po luan tani. Ti nuk e meriton".

Një sjellje tipike e Mourinhos, që kishte për qëllim nxitjen e atij, që konsiderohej si udhëheqësi i ekipit të tij. Kjo është arsyeja pse Ibrahimoviç nuk reagoi ndaj provokimit të dukshëm të Mourinhos. Ose të paktën, jo me fjalë: "Nuk është e re që ai i kritikon lojtarët, por gjithçka varet nga reagimi juaj dhe mënyra se si e merrni atë. Unë i thashë se do të dilja nga dhoma e zhveshjes dhe do të tregoja se mund të bëja më shumë dhe më mirë".

Ibrahimoviç ka luajtur me Interin e Mourinhos vetëm një sezon, para se të shitej te Barcelona. Të dy, megjithatë, siç u përmend më lart, pas disa vitesh u gjendën te Manchester United. Ishte vetë Mourinho, ai që këmbënguli fort për blerjen e sulmuesit zuedez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit