Ibra te Milan? Klubi italian i shqiptarit i bën ofertë publike

8 Nëntor 2019
18:56
Eraldo Harlicaj
back button

Zlatan Ibrahimovic mund t’i bashkohet Milanit, të paktën sipas zërave të fundit të ardhura nga Amerika. “Djalli” ka konkurrencë, pasi Pescara ka dalë hapur për afrimin e suedezit dhe i ka kërkuar me një postim në Twitter t’u bashkohet atyre. 

Një fotomontazh i gjigantit me fanellën e tyre është postuar në kanalin zyrtar të Pescaras. “Mirë se vjen Ibrahimovic. Fanella jonë të shkon shumë”, – shkruan klubi i Seria B. 38-vjeçar la kampionatin amerikan dhe do të rikthehet në Europë. 

Një ëndërr e bukur për të gjithë tifozët, por që mbetet utopike. Mesfushori shqiptar Ledian Memushaj luan dhe është titullar i Pescarës. Vlonjati do e dëshironte të luante me Ibrahimovicin.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit