IBRA TËRHIQET NGA FUTBOLLI ME NJË PENG: “E kisha ëndërr, por fatkeqësish nuk ndodhi! Do të më mungojë sidomos diçka”

5 Qershor 2023
0:26
Telesport
back button

Zlatan Ibrahimovic terhiqet nga futbolli 40 vjec dhe e beri direkt pas Milan-Verona, edhe pse me nje peng te madh…

“Kam vendosur tërheqjen nga futbolli në 10 ditët e fundit. Çdo lojtar ka ëndrrën që të tërhiqet në fushë, por fatkeqësisht nuk ishte e mundur per mua. Nuk i thashë askujt vendimin tim [për të dalë në pension] as familjes sime. Ishte një moment i fortë emocional. Nëse dikush do të më kishte pyetur për pensionin tre muaj më parë, do të isha çmendur, megjithatë tani e pranoj këtë fakt.”

“Skuadra dhe trajneri nuk e dinin vendimin tim [në lidhje me terheqjen]. Duke filluar nga nesër jam një njeri i lirë, ishte një karrierë vërtet e pasur.
Nuk i thashë askujt vendimin tim, as familjes sime. Ishte një moment i fortë emocional.

Nëse dikush do të më kishte pyetur për terheqjen tre muaj më parë, do të isha çmendur, megjithatë tani e pranoj këtë fakt. Faleminderit të gjithëve që ishin rreth meje që më dhanë fuqi për të vazhduar. Falenderoj Milanin për gjithçka që më ka bërë.

Tani kapitulli tjetër i karrierës sime po vjen.

“Kur iu bashkova Milanit në periudhën time të dytë u ndjeva si një pilot që duhet ta drejtojë këtë ekip. Më pëlqeu shumë ky rol. Do të më mungojë rruga për në Milanello.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit