Ibrahimovic: Do të më mungojë shumë “San Siro”. Miliardat e Arabisë Saudite? Vështirë t’iu thuash jo…

1 Mars 2024
9:16
Alfred Lleshi
back button

Në fjalën e tij për “Financial Times”, Zlatan Ibrahimovic foli edhe për ndryshimin mes kampionatit italian dhe të tjerëve: “Natyrisht, ka një hendek të madh mes Serie A dhe kampionateve të tjera, duke filluar nga buxheti. Ka një efekt domino. Me gjithë respektin për Serie A, nuk ka konkurrencë.

Ne kemi nevojë për diçka të re. Për shembull, me stadiumin e ri, Cardinale do t’iu japë tifozëve atë që u nevojitet. ‘San Siro’ do të më mungojë më shumë se të tjerëve. Kam kujtime të bukura në atë stadium, është një stadium historik, aty është bërë vetë historia, por çdo gjë ka një fillim të ri.

Me stadiumin e ri kemi mundësi të bëjmë diçka të pabesueshme, të çmendur. Milani nuk është pronar i ‘San Siro’, por tani dëshiron të jetë pronar i stadiumit të ri për të bërë atë që do. Gjithçka e ka një fillim të ri. Për tifozët do të jetë diçka ‘masive’, lojtarët mezi presin të luajnë atje”.

De Laurentiis tha se agjentët janë kanceri i futbollit: “Agjentët do të jenë gjithmonë aty, ata kanë shumë ndikim. Puna e tyre është shumë e larmishme, duhet të mbrojnë lojtarin dhe ta ndihmojnë atë të rritet në futboll. Unë kisha agjentin më të mirë (Mino Raiola), por kontributi i tyre varet nga sa fuqi dhe ndikim i jep atij”.

Çfarë mendon suedezi për Ligën Saudite: “Kur vijnë oferta të caktuara është e vështirë t’i refuzosh, por futbolli është për të gjithë. Nuk mendoj se do të ndikojë në futbollin evropian. Është një gjë pozitive, sepse sjell para të reja në botën e futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit