Vjen oferta zyrtare nga Gjermania për Suso! Milani reflekton

15 Janar 2020
12:11
back button

E ardhmja e Susos nuk do të jetë te Milani! Pas një kohe të gjatë, thuajse 5 vjet (përfshirë edhe huazimin te Genoa një sezon), spanjolli përgatitet të përshëndesë kuqezinjtë, sidomos tani që e pret stoli me skemën e re, ose duhet të kthehet në mesfushor krahu.

Pas pankinës për 90 minuta në sfidën ndaj Cagliarit, edhe në Kupën e Italisë përballë SPAL do të jetë në stol. Agjenti Raiola do të takohet me Milanin dhe do të bien dakord për largimin, por kuqezinjtë duan të paktën 25 milionë euro për kartonin e tij, që dikur vlente 35 mln euro.

Roma mendoi për Suson, por nuk mund të paguante aq para, ashtu si Atletico dhe Sevilla, që kanë bërë sondazh. Ndërkohë, së fundmi, Leipzig ka bërë ofertën që më shumë i është afruar: 20 mln euro. Milani po reflekton. Kujtojmë që do të ishin të gjitha para të arkëtuara, pasi Suso u pagua vetëm 100 mijë euro te Liverpool shumë vite më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit