Ibrahimovic fluturon në Monte Karlo, rinovimi me Milanin afron: detajet!

3 Gusht 2020
14:51
Telesport
back button

Sezoni i Milanit mbaroi me ndeshjen e fundit të kampionatit, fitoren 3-0 përballë Cagliarit. Një superbilanc nga janari e tej, por sidomos post lockdoën (mbylljes së futbollit) që ka sjellë 9 fitore dhe 3 barazime, praktikisht 30 pikë, që shtuar të tjerave që prej fillimit të vitit, bëjnë 41 pikë!

Ancora Cannavaro: 'È stato Pioli e non Ibra a cambiare il Milan ...

Meritë e punës së trajnerit Stefano Pioli, por sidomos transferimit të Zlatan Ibrahimovic, që e mbylli me 10 gola dhe 5 asist. Suedezi duket sikur nuk e njeh konceptin “plakje” dhe tani pret rinovimin e merituar.

Shtatlarti i sulmit kuqezi ka nisur pushimet dhe ndodhet në Monte Karlo, bashkë me agjentin e tij Mino Raiola, në pritje të telefonatës së drejtuesit të Milanit, Maldini ose Massara, për të rinovuar. Oferta e “Djallit”, sipas Sportmediaset, është gati: 4.5-5 mln euro në sezon dhe bonuse që e çojnë në 6 mln euro, pra shifra prej “top player” që kërkon Zlatani!

Goat, God, Ibra: l'importante è andare avanti insieme - MilanPress

Nyja nuk ka të bëjë me kohëzgjatjen që duhet të bazohet në një sezon, gjetja e një marrëveshje pra nuk duket e pamundur. Konfirmimi i Ibrahimovicit gjithashtu mund të sjellë tërheqje më të madhe për klubin, sa i përket fushatës së merkatos dhe përforëcimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit