“Ibrahimovic, futbollisti më i fortë që kam trajnuar ndonjëherë”

6 Korrik 2020
15:44
Alfred Lleshi
back button

Duke folur mbi Ibrahimoviç, trajneri kuqezi, Pioli, tha: “Gjendja e Zlatan mund të përmirësohet vetëm përmes ndeshjeve, të cilat do të më tregojnë nëse minutat e tij në fushë mund të shtohen lart. Kjo do të shkojë paralel me nivelin e tij të performancës. Ibra është lojtari më i fortë që kam stërvitur ndonjëherë nga pikëpamja mendore dhe ndikimi që ka në fushë. Të dyja palët, kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij, e konfirmojnë këtë gjë”.

Pioli mbështetet edhe te lojtarët e tjerë, që kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit, si Kessie dhe Theo Hernandez: “Kessie është shumë i rëndësishëm, unë mendoj se ka cilësi për të luajtur njësoj si në Romë. Pres që ai të ketë vazhdimësi, ashtu siç është duke bërë. Tani po jep një kontribut të madh, po rritet edhe fizikisht. Që Theo është një lojtar më i prirur për fazën sulmuese, kjo duket. Ai po tregon vazhdimësi dhe përqendrim edhe në fazën mbrojtëse. Kjo do të thotë se e kuptoi që mund të bëhet një nga më të fuqishmit në botë, nëse punon në aspektin mbrojtës. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm nesër në mbrëmje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit