Zlatan Ibrahimovic ka folur për anglezen Mirror për ish-ekipin e tij Manchester United.
Sulmuesi suedez po kalon sezonin e tij të dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por mesa duket nuk e ka harruar skuadrën e Old Trafford.
“Pogba? Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ka potencial për t’u bërë lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij.
Ai është një djalë i mirë i cili stërvitet shumë dhe është gjithmonë gati të dëgjojë këshillat e të tjerëve.
Mentaliteti fitues i Pogba dallohet menjëherë. Rashford? Ai është e ardhmja e Man United.
Në fillim dukej më egoist sesa duhej, por kohët e fundit ka luajtur mirë, ashtu siç ia kërkon një klub si United.
Nuk mendoj se Marcus ka limite, ai thjesht duhet të vazhdojë të tregojë vlerat e tij. Këta janë dy lojtarët rreth të cilëve duhet të ndërtohet loja e Manchester United.”