Ibrahimovic largon yllin e Milan-it: 20 milionë euro për sulmuesin e ri

1 Mars 2024
15:04
Denis Hakanaj
back button

Një revolucion i vërtetë. Fjalët e Gerry Cardinale i kanë hapur rrugën një revolucioni te Milan-i për verën e ardhshme.

Rezultatet e sotme nuk po e kënaqin pronarin e klubit kuqezi, i cili përveç ndryshimit në stol mund të ndryshojë edhe fytyrën e ‘Djallit’.

Vetëm një triumf i mundshëm në Europa League do ta shpëtonte Piolin nga shkarkimi, ndërkohë që drejtuesit e klubit do të ishin të gatshëm të dëgjonin çdo ofertë për lojtarët e mëdhenj të ekipit, me synimin për të financuar më pas merkaton.

Zlatan Ibrahimovic gjithashtu do të ketë gjithnjë e më shumë fuqi vendimmarrëse në zgjedhjet e klubit, ku ish-kampioni suedez do të jetë krahu i djathtë dhe këshilltari i parë i Cardinales.

Ibrahimovic, përveç zgjedhjes së emrit të trajnerit të ri, nëse divorci nga Pioli do të ndodhë realisht, do të ketë fjalën edhe në zgjedhjet e transferimeve në funksion të verës së ardhshme.

Një qendërsulmues i ri me siguri do të mbërrijë në Milano, pavarësisht nga e ardhmja e Giroud, i tërhequr nga sirenat amerikane. Krahas francezit, pozicioni i Joviç mbetet në rrezik, pavarësisht se serbi (me përjashtim të ndeshjes kundër Monza-s) ka bindur në rolin e sulmuesit rezervë.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Fiorentinas do të rrezikonte gjithsesi të largohej dhe Ibrahimovic tashmë duke folur direkt me lojtarin në Milanello, siç shpjegon ‘La Gazzetta dello Sport’.

Ibra dhe drejtuesit do të kishin dyshime për konfirmimin e Jovic, me Milanin të orientuar drejt zgjedhjeve të tjera për repartin sulmues. Serbi e ka të vështirë të qëndrojë në këto kushte, ndërsa ideja e fundit për sulmin çon te El-Nesyri.

Djalli – siç raportohet nga Spanja – në fakt do të ishte gati të investonte rreth 20 milionë euro verën e ardhshme për sulmuesin maroken, protagonist në sezonet e fundit me fanellën e Sevillas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit