Ibrahimoviç mbetet “karagjoz”: Po të isha 20 vjeç, do të kisha shënuar 4 gola…

22 Shtator 2020
9:21
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic është kthyer. Pas rinovimit të kontratës, hapi me dopietë sezonin e ri të Milanit në Serie A. Fitorja 2-0 ndaj Bologna u nënshkrua tërësisht nga ai. Pas ndeshjes, suedezi foli për “Sky Sport”, ku deklaroi se mund të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë mbrëmë, vetëm të kishte qenë disa vite më i ri:

“Jam mirë, po punoj, kjo është ndeshja e dytë zyrtare. Sot fituam dhe mund të kisha shënuar më shumë gola. Po të isha 20 vjeç do të kisha shënuar edhe dy gola të tjerë, për fat të keq jam 38. I vjetër? Jo, jo, unë jam si Benjamin Button. Më pëlqen të kem përgjegjësi, kam presion të madh nga vetja. Dua të gjykohem në nivelin e të tjerëve dhe jo për moshën”.

Ibra, gjithashtu, bëri një përmbledhje të javëve të para të punës, midis “Europa League” dhe kampionatit. Dy fitore, të cilat janë vetëm fillimi i një sezoni, që do të përjetohet ndeshje pas ndeshjeje: “Skuadra po bën mirë, të gjithë po punojmë. Ju mund të shihni që nuk jemi ende në 100%. Patë shumë gabime, që normalisht nuk duhet t’i bëjmë. E rëndësishme ishte fitorja në ndeshjen e parë të kampionatit. Qëllimi është të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Të gjithë të rinjtë po punojnë mirë dhe na dëgjojnë ne veteranëve. Ata kanë discipline, e dinë se çfarë duhet bërë më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit