“Ibrahimovic më i fortë se Mbappé dhe Neymar, madje më theu dh hundën…”

24 Shkurt 2024
19:12
Denis Hakanaj
back button

“Lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Ligue 1 nuk është as Mbappe as Neymar por Ibrahimovic”. Ish-kapiteni i Montpellier-it, Vitorino Hilton, nuk ka dyshime, duke treguar për L’Equipe se sa e vështirë ishte përballja me Ibrën si kundërshtar, “sulmues i madh, inteligjent dhe ndonjëherë shumë djallëzor”.

Ndërkohë që Franca pyet veten nëse është gati të humbasë futbollistin më të madh që ka luajtur ndonjëherë në Ligue 1, duke u përgatitur për t’i dhënë lamtumirën Mbappe, Hilton, i cili ka hyrë në historinë e futbollit për jetëgjatësinë e tij, me dhjetë sezone të kaluara në Herault dhe mbi të gjitha 670 ndeshjet në nivel profesional nuk ka dyshime: më i miri ishte Zlatan.

Hilton shpjegoi:

“Ibrahimovic ishte një sulmues i madh, mizor, inteligjent dhe ndonjëherë shumë i keq. Ai ishte i aftë të mposhtte mbrojtësin me provokime, goditje të vogla bezdisëse. Madje më theu dhe hundën!

“Ne po luanim në Kupën e Francës në stadiumin e ragbisë në Montpellier sepse Mosson ishte përmbytur. Fusha ishte e vështirë dhe shumë e keqe. Nuk ishte mirë për të. Ai fitoi praktikisht të gjitha duelet me kokë, në një moment të caktuar mbërriti me bërryl. Më tha që nuk e bëri me qëllim!

“Por ai ishte një sulmues i jashtëzakonshëm, me klas të madh, elegancë dhe efikasitet të jashtëzakonshëm. Ai kishte gjithçka: përmasa të jashtëzakonshme, teknikë, vizion, taktikë, fizik. Më pëlqente të luaja kundër tij”.

Tashmë verën e kaluar Hilton shpjegoi për faqen zyrtare të Ligue 1 se kishte “mësuar shumë” nga ndeshjet me Ibrën:

“Flitet shumë për lojtarë që janë shumë të fortë si Neymar dhe Mbappe, por për mua Zlatan ishte më i forti. Ishte shumë e vështirë ta mbuloje, humbje durimin. Ato ishin gjithmonë ndeshje emocionuese për t’u luajtur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit