Ibrahimovic: Nuk ka përfunduar ende, unë besoj te kualifikimi

20 Tetor 2021
9:05
Alfred Lleshi
back button

“Sot ishte ndeshja jonë më e keqe në Ligën e Kampionëve”. Zlatan Ibrahimovic komenton humbjen e Milanit ndaj Portos. Sulmuesi suedez, i cili u hodh në lojë në fillim të pjesës së dytë, nuk ishte në gjendje të shënonte: “Fatkeqësisht jemi akoma me zero pikë pas tri ndeshjeve. Duhet të kujtojmë se kjo skuadër është kthyer në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh dhe lojëra si kjo do t’i japin përvojë të gjithë grupit të lojtarëve”.

Ibrahimovic nuk kërkon justifikime, as nuk kapet pas mungesave: “Po, kishte shumë lojtarë që mungonin, por kjo është pjesë e futbollit. Unë sapo jam kthyer dhe jam i lumtur të luaj, më duhen më shumë minuta për të gjetur ritmin. Sa më shumë që luaj, aq më shumë ritmi kthehet. Ishte ndeshja e parë edhe për Bakayoko, por nuk dua të gjej justifikime. Në ndeshjen tjetër duhet të bëjmë më mirë. Ne duhet të shohim përpara dhe të bëjmë më mirë se sot në ndeshjen tjetër. Vetëm duhet të mësojmë”.

Milani është ende me zero pikë pas tri ndeshjeve, por Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ngrejë “flamurin e bardhë”: “Janë tri ndeshje për t’u luajtur. Sezonin e kaluar luftuam për këtë Ligë Kampionësh dhe për sa kohë që ekziston një shans, ne do të luftojmë. Fatkeqësisht, sonte kemi humbur, por unë nuk dorëzohem. Ne ende besojmë te kalimi i grupit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit