Ibrahimovic, pjesë e emisionit satirik. Por këtë herë “Tapiri i Artë” nuk ka asnjë lidhje me të…

19 Nëntor 2022
11:58
Alfred Lleshi

Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më shumë një yll në TV, si dhe në fushë:. Pas Festivalit të Sanremos 2021, këtë herë do ta shohim në “Striscia la Notizia”. Ibra dhe Antonio Ricci janë njohur me njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë.

Ishte viti 2011 kur kampioni suedez mori “Tapirin e Artë” pas një përjashtimi me karton të kuq, shoqëruar me tri ndeshje pezullim, referuar përvojës së tij të parë në Milano. I arritur me vështirësi nga korrespondenti Valerio Staffelli, suedezi pranoi kështu të parin e një serie “Tapirësh të Artë”, të cilët do të rishfaqen ciklikisht në çdo fatkeqësi të suedezit (derbi të humbur, kampionate evropiane të humbura, mosmarrëveshje për të drejtat e imazhit e kështu me radhë).

Të hënën, më 21 nëntor, Zlatan do të rikthehet në “Striscia”, por me një petk tjetër; do të jetë përkrah mikpritësve Sergio Friscia dhe Roberto Lipari në një episod që do të ketë fokus të veçantë Kampionatin Botëror të Katarit. Një lloj i ftuari special, vetëm për puntatën e së hënës, ku me siguri do të ketë surpriza. Si gjithmonë, kur bëhet fjalë për të…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit