Ibrahimovic vendos të ardhmen, gjen ekipin e ri!

2 Korrik 2020
16:03
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Milani në fund të këtij sezoni futbollistik. Suedezi ka gjetur dhe destinacionin e tij të ri sipas asaj që bën me dije Sky Sport Italia.

Shtatlarti nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij edicioni futbollistik. Ai pritet të kalojë te Hammarby dhe të firmosë me klubin suedez menjëherë pas datës 31 gusht kur do ta mbyllë me “Djallin”.

Ibrahimovic do t’i bashkohet skuadrës që vetë ka në pronësi. Ai u stërvit aty gjatë periudhës së karantinës nga COVID-19. 38-vjeçari ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje të luajtura që prej kohës që u rikthye në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit