Icardi, China dhe “era e keqe”: “Ja pse nuk kanë bërë seks”

26 Nëntor 2021
16:34
Denis Hakanaj

Pavarësisht intervistës së Wanda Nara për televizonin argjentinas, vazhdon të jetë një qendër të vëmendjes lidhja mes Mauro Icardi-t dhe China Suarez-it.

Lajmi i fundit i bujshëm ka ardhur përsëri nga Buenos Aires ku ngjarja,  pagëzuar nga mediat Wanda-gate, është bërë një nga temat më të diskutuara.

Gazetari Angel de Brito, prej kohësh shumë i angazhuar për këtë çështje, ka zbuluar në programin Los Angeles de la Manana arsyen e vërtetë pse futbollisti dhe aktorja nuk e kanë bërë seks.

Të dy janë takuar në një hotel të Parisit, por nuk kanë shkuar përtej një puthjeje.

“Nuk arrinte të bënte seks sepse në atë dhomë kishte një aromë që e bezdiste”, ka thënë gazetari.

Me sa duket ka qenë një erë që nuk ka shqetësuar Suarez, por që ka ndalur Icardi-n.

“China nuk mban erë të keqe, por e ka nxituar”, ka shtuar Brito, i cili më pas ka zbuluar frazën që sulmuesi duket se ka thënë pas takimit me 28-vjeçaren: “Kam dashur të vdes kur e pashë”.

Thashethemi është konfirmuar nga Yanina Latorre, gazetare argjentinase shumë afër Wanda Nara-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit