Icardi dhe gjesti që mahniti Wanda-n: Frymëmarrje gojë më gojë me…

5 Dhjetor 2021
12:42
Denis Hakanaj
back button

Pas skandalit China Suarez, Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë dhënë një intervistë në të cilën kanë folur për gjithçka.

Në fund të bisedës me Susana Gimenez, gruaja-menaxhere e sulmuesit të PSG la zbuluar një prapaskenë me të vërtetë të veçantë mbi të kaluarën e bashkëshortit që e ka mahnitur dhe mallëngjyer.

Wanda Nara ka folur për momentin e vështirë që ajo dhe Icardi kanë kaluar kur një nga qentë e tyre ka vdekur.

“Kishim një Weimaraner. Ka vdekur kur ishte i vogël. nuk e di për cilën arsye. Ka marrë diçka, ndoshta një virus, dhe ka vdekur në gjumë”, ka thënë Wanda.

Argjentinasja ka kujtuar Coco-n, qenin që kishte adoptuar në 2019-ën.

“Mendoj se Mauro i ka bërë edhe frymëmarrje gojë më gojë. Ka provuar ta kthejë në jetë kur e ka parë të vdekur”, ka thënë Wanda e mallëngjyer.

Gjesti i Icardi-t ka befasuar shumë njerëz në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit