Icardi dhe postimet e koduara për Wandën: Dy orë në shtëpinë time duke më ngacmuar, çfarë titulli t’i vëmë?

22 Nëntor 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Një foto me koment enigmatik dhe video, me një mesazh po aq të paqartë… Çfarë po ndodh në shtëpinë e Icardit? Sulmuesi argjentinas ka publikuar dy “story”, që kanë shkaktuar shumë zhurmë. Të dyja kanë si protagoniste ish-bashkëshorten e tij, Wanda Nara, e cila pak ditë më parë thuhet se e ka paditur për dhunë gjinore. Megjithatë, në këto postime, ajo shfaqet e relaksuar dhe e buzëqeshur në praninë e ish-lojtarit të Interit.

Postimet e Icardit – Fotot dhe videot duket se janë publikuar për të treguar se mes të dyve, klima është më e qetë, pavarësisht se janë në proces ndarjeje prej disa javësh. Sidoqoftë, disa detaje kanë ngritur pikëpyetje. Në një nga postimet, Icardi shkruan: “Edhe pse avokatët e mi më ndalojnë, doja ta tregoja këtë për të mbrojtur publikisht veten pas gjithë barbarizmave që janë thënë. Dy orë këtu, në shtëpinë time, duke më ngacmuar. Çfarë titulli t’i vëmë kësaj?”

Në video, situata duket më e qartë: Wanda, e qeshur, ndjek Icardin dhe ulet në divan pranë tij, duke e pyetur me ton lozonjar se çfarë po bën dhe pse po e filmon. Një skenë që duket si një moment i zakonshëm i jetës në çift, nëse nuk do të ishte për bujën e krijuar nga situata e tyre e fundit. Pritet të shihet çfarë zhvillimesh do të ketë në kapitujt e ardhshëm të kësaj historie dramatike.

Image

Lajme të tjera

Lajmet e fundit