Icardi dhe Wanda, nga divorci i firmosur te paqja: Nuk kam asgjë, nëse nuk kam atë…

26 Tetor 2021
9:17
Alfred Lleshi
back button

Pas 10 ditësh grindje për shkak të lidhjes së pretenduar të Mauro Icardit me China Suarez, dashuria ka fituar. Sulmuesi i PSG dhe gruaja e tij, Wanda Nara, kanë rënë dakord për paqen dhe të vazhdojnë bashkë përpara. Wanda ka konfirmuar në llogarinë e saj në Instagram se të dy kanë vendosur t’i japin një tjetër shans lidhjes së tyre, pasi kishin rënë dakord për divorc.

“Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregonin se sa të lumtur ishim, – ka shkruar Wanda, krahas një fotoje të saj dhe Icardit gati për t’u puthur. – Isha shumë e lënduar nga ajo që ndodhi, edhe ditën që i kërkova Mauro-s divorcin.

Kur e kuptoi se nuk kishte kthim mbrapa, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, që nëse ndarja ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund dhimbjes, atëherë mund ta bënim. Shkuam tek avokati ynë dhe Mauro pranoi të gjitha kushtet, nënshkruam marrëveshjen.

Të nesërmen ai më shkroi një letër, që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë. Ai më thoshte se më ka dhënë gjithçka dhe kishte marrë gjithçka, dhe se lumturia ime do ta bënte atë të lumtur. Më pas kuptova se mund të kisha gjithçka, por të mos kisha asgjë nëse nuk do të isha me të. Jam e sigurt që kjo kohë e keqe do të na bashkojë si çift dhe familje.

E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për ta përfunduar historinë 8-vjeçare, por të lodhur nga të qarat zgjodhëm njëri-tjetrin. Të dua, Mauro Icardi”. Wanda vazhdoi të postonte një seri fotosh në Instagram të çiftit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit