Argetim

Icardi dhe Wanda s’kanë më privatësi në shtëpi dhe fajin e ka… Boateng me gruan e tij

Mauro Icardi po shkëlqen në fushën e blertë, por jashtë saj po përballet me disa probleme të vogla shtëpiake.

Sipas të përjavshmes ‘Novella 2000’, sulmuesi argjentinas dhe partnerja e tij Wanda Nara nuk do të kenë më privatësi në pishinë,  për shkak të shtëpisë ngjitur. Dhe cilët janë fqinjët e argjentinasit?  Bëhet fjalë për Kevin-Prince Boateng me bashkëshorten e tij bukuroshe, Melissa Satta.

Dyshja, nuk janë shoqe të ngushta, pavarësisht se Satta gëzon respekt për arritjet profesionale të Wanda Nara.  Por, tashmë duket se marrëdhënia e tyre do “përkeqësohet” ose ndoshta mund të bëhen shoqe të ngushta, duke qenë se kanë shtëpitë ngjitur. Kështu mund të marrin rreze dielli të dyja bashkë…

Epo, halle të tilla patshim edhe ne…

Më shumë nga Argetim