Icardi do të qëndrojë në Paris, Leonardo i kërkon ulje çmimi Interit

21 Maj 2020
12:09
Alfred Lleshi
back button

Shenjat e fundit, siç shpjegon “Gazzetta dello Sport”, tregojnë se PSG do ta blejë Mauro Icardi nga Interi. Ish-kapiteni i zikaltërve  dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, tashmë ia ka bërë të ditur Leonardo se duan të qëndrojnë nën hijen e Kullës Eiffel. Tani do të jetë detyrë e menaxherit brazilian, që të gjejë akordin përkatës me Interin, klub që zotëron kartonin e bomberit amerikano-jugor.

PSG në fakt do të dëshironte ulje të çmimit, në krahasim me 70 milionë eurot, për sa është rënë dakord vitin e kaluar. Qëllimi i parizienëve është që ta mbyllin transferimin për 50 milionë euro. Por, për momentin, Interi nuk duket aspak i gatshëm të bëjë zbritje, as të tolerojë në negociata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit