“Icardi është i tërbuar”, Eros Ramazzotti futet mes Wanda-s dhe Mauro-s

24 Tetor 2021
13:14
Denis Hakanaj

Në mesin e konfliktit mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi për flirtet e këtij të fundit me Eugenia China Suárez, nuk ka ndërhyrë vetëm transeksualja Guendalina Rodriguez.

Në mënyrë surprizë, tani ka dalë në skenë edhe emri i Eros Ramazzotti-t. Nga Argjentina janë të sigurt se këngëtari i famshëm ka kontaktuar gruan e futbollistit.

Yanina Latorre, gjatë emisionit “Los Angeles Morning”, ka pohuar:

“Janë të shumtë ata që po i shkruajnë Wanda-s në këto ditë; Eros Ramazzotti e ka kontaktuar për t’i shprehur keqardhjen e tij në lidhje me atë që po kalon dhe kjo gjë e ka tërbuar dhe e ka bërë shumë xheloz Icardi-n”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit