“Icardi është toksik”, bisedat e prindërve të Wanda-s zbulojnë planin për të ndarë çiftin

4 Gusht 2023
17:30
Denis Hakanaj
back button

Ndërsa Wanda Nara dhe Mauro Icardi ndodhen në Turqi, duke menduar për kurën e sëmundjes që ka goditur sipërmarrësen, nga Argjentina mbërrin një zbulim i ri mbi të shkuarën e çiftit.

Ende flitet për pabesinë e lojtarit me China Suarez, lajm që ra në vëmendjen e mediave dhe çoi në një ndarje të parë të çiftit. Siç u zbulua gjatë programit LAM nga Yanina Latorre, prindërit e Wanda Nara (Nora Colosimo dhe Andrés Nara) kishin një plan për t’i ndarë të dy.

Duket se babai dhe nëna e Wanda Nara-s po hartonin një plan për ta ndarë vajzën e tyre me Icardi-n, të cilësuar si “toksik” nga të dy.

Gazetarja ka ndarë disa biseda private mes Nora Colosimos dhe Andres Narës, tashmë të ndarë, në të cilat nëna e dëshpëruar i kërkonte ish-bashkëshortit ta ndihmonte për të bindur Wanda Nara-n për përfundimin e lidhjes me lojtarin.

“Po, ka pasur shumë biseda, – rrëfen babai, – dhe unë u ofrova drejtpërdrejt për të ndihmuar ish-gruan time. Ne donim ta bindnim Wandën që të largohej përgjithmonë nga Icardi”.

“Kam mesazhe në të cilat ajo ju kërkon ndihmë, – thotë gazetarja, – në të cilat ajo thotë se Icardi i flet keq, e bind të transferohet, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe më pas e lë vetëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit