Icardi ka një “xhevahir” të ri, kushton 2 milionë euro

20 Shtator 2023
16:58
Denis Hakanaj
back button

Gjithmonë në qendër të vëmendjes, qoftë në fushë, në jetën private apo me blerjet e tij.

E kemi fjalën për Mauro Icardi-n, i cili aktualisht luan për Galatasaray, dhe që ka treguar blerjen e tij të fundit me katër rrota në rrjetet sociale, që i shtohet një koleksioni tashmë shumë të pasur.

Makina në fjalë është LC Hybrid i ri i Lexus, që ka një çmim që fillon nga 126.500 euro, por duket se makina e Icardit ka një vlerë prej 2.6 milionë euro.

Me një motor 3,456 cc, mjeti ka një fuqi maksimale prej 220 kw dhe shpejtësia maksimale është 250 km/h.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit