“Icardi kishte regjistruar 400 mijë numra femrash, Wanda i hodhi celularin në det!”

16 Maj 2019
17:19

Në muajt e kaluar u spekullua shumë në lidhje me një lajm të raportuar nga Argjentina, sipas të cilit, Wanda Nara në kohët e takimeve të para me Mauro Icardi, menjëherë pas ndarjes me Maxi Lopez, ka hedhur në det celularin rezervë të sulmuesit të Inter, në të cilin ishin regjistruar numrat e ndryshëm të shumë femrave. 

Lajm ky që konfirmohet tashmë nga një burim i besueshëm, jo më pak se vetë motra e femrës së famshme të televizionit, Zaira Nara.

“Një herë, motra ime hodhi në det telefonin e Mauros. Asaj kohe nuk ishin ende çift dhe ai kishte të regjistruar 400 mijë kontakte, një telefon që ishte vetëm për vajza të reja. Motra ime dëshironte të ishte bashkëshortja e ardhshme, ndaj ia hodhi në ujë! Ai ka mësuar vetëm së fundmi se çfarë ndodhi me atë telefon, ishte ende duke e kërkuar”, zbuloi Zaira Nara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit