Icardi krisje me PSG, dy ekipe “big” në garë për argjentinasin

6 Prill 2020
16:57
Eraldo Harlicaj
back button

Mauro Icardi nuk do të qëndrojë te PSG dhe kjo është e qartë tashmë. Sulmuesi është mërzitur, pasi trajneri Thomas Tuchel e la në stol duke aktivizuar Cavanin para tij. 

Një lëvizje e tillë ka qenë një krisje përfundimtare mes tij dhe teknikut gjerman. Ai së bashku me Wanda Narën, gruan dhe agjenten e argjentinasit, do të vendosin të ardhmen e tyre në Itali. 

Dy ekipe surprizë janë futur në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit të Interit. Real Madridi ka hedhur sytë nga lojtari, pasi Benzema nuk ka qenë aty ku duhet, ndërsa Juventusi mbetet vigjilente.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit