Icardi, Lautaro, Werner…; drejtori i Interit i “sistemon” të tre

29 Maj 2020
15:56
Alfred Lleshi
back button

Serie A ka planifikuar të rifillojë, ndaj është koha të flitet edhe për merkaton e verës. Në këtë pikë, Piero Ausilio sqaroi planet e Interit midis blerjeve të mundshme dhe lojtarëve, që aktualisht janë në huazim. Nga Icardi te Lautaro Martinez, duke kaluar nëpër Werner dhe Tonali; shumë emra preken nga menaxheri zikaltër.

Për mikrofonin e “Sky Sport”, Ausilio sqaroi çështjen e Mauro Icardi: “Unë di që ai është i kënaqur të qëndrojë në Paris. Ekziston një mundësi blerjeje, që PSG mund ta ushtrojë, e cila skadon më 31 maj. Ekziston një shifër (70 milionë euro), që padyshim është kushtëzuar nga urgjenca shëndetësore. Le të shohim. Me Leonardo flasim shpesh dhe e di që lojtari ka nënshkruar një kontratë, që i lejon atij të qëndrojë atje. Do të gjejmë një zgjidhje”.

Lautaro Martinez mbetet në objektiv madhor i Barcelona, ​gjë që ​konfirmohet edhe nga vetë Ausilio: “Ekziston një klauzolë lirimi për Lautaro. Respektimi i saj është mënyra e vetme për ta marrë. Ne nuk po e diskutojmë këtë çështje me askënd, sepse nuk duam ta shesim. Shumë klube kanë kontaktuar me mua, më e vendosura është Barcelona, ​​por nuk duam ta shesim. Klauzola është e vlefshme deri më 7 korrik. Interi nuk ka nevojë të shesë, sidomos lojtarët e tij më të mirë, por dëshiron të forcohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit