“Icardi lindi me mua kundër Juves, por s’mund të vazhdojë kështu”

3 Prill 2020
17:56
Denis Hakanaj
back button

Mauro Icardi, sulmuesi i Inter-it i huazuar te Paris Saint-Germain, do të jetë një nga lojtarët më të mërkuar në merkaton e ardhshme. Për të, në një intervistë të dhënë për Juventus news24.com, ka folur Delio Rossi, trajneri i tij në kohët e Sampdoria-s.

“Mauro ka debutuar me mua dhe ka lindur kur Sampdoria ime, me një lojtar më pak, ka fituar në Stadium kundër Juventus-it me një dygolësh të tijin”, ka thënë Rossi.

“Tani po bën një karrierë të rëndësishme, një kalimin i mundshëm tek Juventus mund të jetë një tjetër etapë thelbësore. Megjithatë, ajo që më bën përshtypje është se çdo vit ka nevojë të ndryshojë skuadër: herën e tretë nuk mund të jetë gjithmonë faji i të tjerëve. Gjithsesi, është akoma i ri dhe mund të bëjë akoma më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit