Icardi me celular “sekret” për femra të tjera, ja çfarë i bëri Wanda Nara

19 Mars 2019
19:07
Telesport
back button

Çifti Mauro Icardi e Wanda Nara ka rënë sot sërish pre e mediave italiane edhe pse këtë herë të rejat në lidhje me dyshen e famshme vijnë nga Argjentina. Prezantuesi i njohur i televizionit argjentinas Angel de Brito, tregon se çifti nuk ka qenë kaq solid në fillimet e tij. Bëhet fjalë për kohën kur sulmuesi dhe modelja janë njohur. Asokohe Icardi e tradhëtonte Wanda Nara me femra të tjera, por shpejt sulmuesi u kap mat nga bashkëshortja e tij e ardhshme.

Sipas De Brito, sulmuesi mbante një celular “pirat” për të komunikuar me femrat e tjera. “Kur Mauro dhe Wanda janë njohur, sulmuesi përdorte dy celularë. Një 'zyrtar' dhe një ' për 'gjëra të tjera'. Gjithsesi, një ditë lojtari u “kap mat” nga Wanda Nara, edhe pse në atë periudhë çifti ende nuk ishte martuar. Wanda është nxehur jashtë mase dhe, duke qenë se ishin në një jaht kur e mësoi sekretin, ajo e hodhi në det celularin e dytë të Mauro Icardi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit