Icardi nënshkruan kontratën, por jo me Interin

18 Dhjetor 2018
12:34
Denis Hakanaj
back button

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, ka postuar në ditët e kaluara një mesazh në Twitter që linte të kuptohej se argjentinasi kishte rinovuar me  Inter-in.

Por nuk ka qenë kështu. Është e vërtetë se ka patur një rinovim, por jo me  zikaltrit. Në fakt, kapiteni i skuadrës milaneze ka zgjatur për 9 vite të tjera kontratën e tij me kompaninë e njohur të veshjeve sportive, Nike.

Marrëveshja e re është nënshkruar të hënën në Londër.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit