Icardi po përgatit tradhtinë më të madhe ndaj interistëve

17 Maj 2019
9:24
back button

Qëndrimi i Mauro Icardit tek Inter është thuajse i pamundur pas përfundimit të këtij sezoni. E njëjta situatë duket edhe nëse Antonio Conte bëhet trajner i zikaltërve.

Fotot “hot” dhe deklaratat e fundit të Wanda Nara dhe Icardit i kanë irrituar sërish drejtuesit e Interit, shtoi këtu edhe marrëdhënia e ngushtë që Wanda mban me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, ku për të kryer bisedimet është punësuar një avokat i njohur në Itali, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Inter e ka të qartë se dëshiron të shesë argjentinasin, vetë lojtari e di se në fund duhet të largohet, prandaj po përpiqet që të ndërtojë terrenin që tani. Si fillim qëllimi ishte vendosja e marrëdhënies korrekte me klubin pas asaj që ndodhi në fillim të muajit shkurt dhe më pas “gjuetia” për një skuadër të re.

Flitet gjithmonë për Atletico Madrid dhe PSG që mund të jenë në kërkim të 26-vjeçarit, por deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete për të. Përveç Juventusit që e ndjek prej kohësh sulmuesin dhe që Paratici dëshiron ta marrë me çdo kusht.

Në këtë drejtim po lëviz edhe vetë Icardi, i cili ka zgjedhur të qëndrojë në Itali dhe kampionët e Serie A janë klubi i vetëm që mund të plotësojnë kushtet e tij. 

Marotta dhe Suning në anën tjetër po përpiqen në çdo mënyrë që të gjejnë një blerës jashtë Italie, sepse nuk duan të forcojnë skuadrat rivale me një lojtar si Icardi dhe më tepër që do krijojë shumë tension tek tifozët, duke ditur urrejtje që ka mes dy klubeve.

Gjithsesi Wanda Nara e ka të qartë se dëshiron të qëndrojë në Milano, edhe Torino nuk ndodhet larg, për më tepër që i intereson fort shkolla e fëmijëve të saj dhe largimi nga Italia është jashtë planeve të tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit