“Icardi? Po të ishin Materazzi dhe Vieri…”

17 Maj 2019
22:52
Denis Hakanaj
back button

Giovanni Pasquale, ish-mbrojtësi i krahut i Inter-it, ka folur për Mauro Icardi-n në një intervistë të dhënë për "IlPosticipo.it".

"Nëse në kohën time mund të ndodhte një gjë e tillë? Kur kam filluar të luaj unë, dhomat e zhveshjes ishin zona sekrete. Ajo që ndodhte aty, qëndronte aty", ka thënë Pasquale.

"Kur gaboja unë, ishin Vieri dhe Materazzi që të kthenin në rrugën e duhur, por e bënin për të mirën tënde dhe të skuadrës. Sot mungojnë ata që marrin përsipër gjithë ekipin, duke shmangur budallallëqe si fotografi, video dhe gjëra të tilla". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit