Icardi rrezikon formacionin te PSG edhe pa Mbappe e Neymar, Tuchel: “Nuk e njoh gjëndjen e tij!”

17 Shtator 2019
20:51
back button

Ndeshje e shumëpritur ajo e të mërkurës që angazhon PSG në Champions League kundër Real Madrid. Një supersfidë për të cilën ka folur në konferencën për mediat edhe trajneri gjerman i kampionëve të Francës, Thomas Tuchel.

“Real ka lojë, shumë eksperiencë në këtë kompeticion dhe shumë trofe në vitrinë, por nuk duhet t’i nënshtrohemi lojës së tyre. Duam të jemi agresivë dhe të luajmë me shpejtësi. Është një ndeshje e vështirë dhe gjithsesi fantastike, por është e para. Nuk është ndeshja deçizive. Ndonëse është e qartë që duam të fitojmë. Duhet të bëjmë një paraqitje për të krijuar besim, ky është objektivi. Njëlloj si Real edhe ne kemi mungesa. Është mëkat për mungesat që kemi, por kam besim te futbollistët e mi”.

“Nuk e njoh saktësisht se cila është gjëndja fizike e Icardit, apo sa minuta mund të luaja. Nuk di nëse ai do ta nisë ndeshjen si titullar, nëse do të nisë nga minuta e parë Choupo-Moting, apo nëse do të jenë të dy që nga fillimi. Na mungojnë disa sulmues dhe duhet të gjejmë zgjidhje, por kam besim te futbollistët e mi. Jam i bindur se skuadra do të jetë e fortë të mërkurën”.

“Për Navas, si një ish kjo është një përballje special. Ka qenë portieri i Real për shumë sezone dhe ja ka dalë mbanë me sukses. Roli i portierit është special, me rregulla special. Duhet të jesh shumë i fortë psikologjikisht, akoma më shumë kur je gardiani i Real. Jam shumë i lumtur që sot është me ne. Ka gjithmonë një buzëqeshje dhe ka humor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit