Icardi s’është dorëzuar, po planifikon hakmarrjen ndaj Inter-it

13 Shkurt 2020
17:52
Denis Hakanaj
back button

Mauro Icardi nuk është dorëzuar para idesë se e ka humbur betejën e tij me Inter-in, e cila filloi një vit më parë dhe është gati të marrë hakmarrjen e tij. Një hakmarrje që ka një emër: Juventus.

Sipas të përjavshmes italiane Panorama, kjo është dëshira e vërtetë e sulmuesit argjentinas, i cili tani ndodhet te PSG, por që mund të vendosë të mos e vazhdojë aventurën e tij në Francë dhe të kthehet në Itali për të veshur fanellën e rivalëve të përjetshme të zikaltërve.

Një ide kjo që nuk duhet t’i pëlqejë aspak Marotta-s, i cili ka qenë fitimtari i luftës deri tani. Nëpërmjet fjalëve të Wanda Nara-s, gruaja dhe menaxherja e tij, Icardi ka lënë gjurmë të qarta në lidhje me qëllimet e tij.

“Marotta nuk e ka fituar akoma luftën me Icardi-n, sepse vera e ardhshme parashikohet përsëri e nxehtë, me deklaratat e Wanda-s që lënë të kuptohet se argjentinasi mund të kthehet në Itali për të luajtur me Juventus-in”, shkruan Panorama.

“Mbetet akoma edhe një raund për t’u luftuar mes Icardi-t dhe Inter-it, por bilanci i drejtuesit zikaltër është pozitiv një vit pas divorcit me argjentinasin”.

“Nëse më pas do të arrijë të fitojë titullin në këtë sezon, Marotta do të hynte në histori dhe do të ishte e vështirë të mos lidhej fillimi i mbretërisë së tij te zikaltrit me atë akt formal për t’i hequr pushtetin përfaqësuesit kryesor të Inter-it para epokës Marotta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit