Icardi shpërfill Interin, deklarata e tij mbi PSG e konfirmon! “Kurrë nuk kam parë kështu…”

22 Nëntor 2020
16:24
Telesport
back button

“Unë kurrë nuk kam parë një grup si ky askund”. Duke harruar të kaluarën, Mauro Icardi shijon dhomën e zhveshjes së Paris Saint-Germain:

“Unë kam luajtur futboll për vite me radhë – thotë ish sulmuesi i Interit për Telefoot – por kurrë më parë nuk kam parë një dhomë zhveshjeje si kjo.

Të luash me sulmues të këtij niveli është një nder për mua. Mbappé dhe Neymar janë ndër 3-4 më të mirët në botë. Ne duam që një ekip konkurrues të fitojë Champions League, kjo është ajo për të cilën aspirojmë të gjithë”.

Praktikisht, edhe pse nuk po luan, Mauro Icardi ndihet i lumtur te PSG dhe kjo deklaratë sikur largon sirenat e merkatos që e shohin larg Francës që në janar, edhe pse Leonardo, drejtori sportiv, e pati nënvizuar se janë të kënaqur me argjentinasin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit