Duke përfituar nga një moment pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Mauro Icardi ka vendosur t’u përgjigjet në Instagram disa pyetjeve të ndjekësve të tij.
Nuk ka munguar pyetja në lidhje me krizën me Wanda Nara: prej muajsh flitet për një ndarje mes sulmuesit të ri të Galatasaray dhe bashkëshortes-menaxhere.
I lodhur nga thashethemet e shumta sulmuesi ka thënë mjaft një herë e përgjithmonë: “Duke parë se jam pyetur mijëra herë për këtë, ta sqarojmë menjëherë”, ka thënë Mauro.
“Jo! Nuk jemi ndarë. Ajo po përfundon një punë në Argjentinë dhe pas pak ditësh do të kthehet në shtëpi, më mungon shumë mua dhe fëmijëve”.
Icardi ka shtuar: “Natyrisht, emisionet televizive që merren me gossip përhapin gënjeshtra sepse ne jemi personazhe publike. Por jemi mësuar me këtë dhe ndonjëherë na pëlqen të luajmë me gjithë këto budallallëqe që ata shpikin dhe që janë të gjitha false”.
Futbollisti e ka mbyllur mesazhin me një “Wanda, të dua”. Në këtë periudhë, Nara po mbulon rolin e gjyqtares në versionin argjentinas të emisionit Këngëtari i Maskuar.