Icardi tradhton PSG, e ndan mendjen për të ardhmen

26 Maj 2020
23:01
Eraldo Harlicaj
back button

Mauro Icardi ka një ide në kokë dhe duket se nuk dëshiron të qëndrojë te PSG. Sulmuesi argjentinas e di se nuk ka të ardhme as tek Interi, prandaj po mendon dhe për skuadrën e radhës që do të vazhdojë karrierën.

L’Equipe shkruan se Icardi do t’i bashkohet Juventusit. “Zonja e Vjetër” ka shfaqur interesim për sulmuesin dhe lojtari dëshiron të rikthehet në Serie A. Ai do të zgjedhë bardhezinjtë përpara francezëve në varësi dhe të ofertës së kampionëve.

Wanda Nara ka ndikim të fortë në një zgjedhje të tillë, pasi ajo e ka tı përqëndruar dhe jetesen në Itali. Icardi nga krahu tjetër ndihet më rehat në Serie A se në Ligue 1, prandaj do të largohet nga Parisi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit