Icardi-Wanda, është dita e paqes. Dorë për dore në… Instagram

25 Tetor 2021
15:12
Alfred Lleshi
back button

Pas tradhtisë, përmes bisedës në Telegram me modelen dhe këngëtaren argjentinase China Suarez, pas ndarjes dhe ditëve të mesazheve të kryqëzuara, fotografive dhe mesazheve aluduese (të saj) dhe deklaratave të dashurisë së pafundme (të tij), lajmi i madh ka mbërritur. Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë sërish bashkë, çka dokumentohet sigurisht përmes rrjeteve sociale.

“Desayunando con amore” (mirëmëngjesi me dashurinë) shkruan sulmuesi i PSG-së në Instagram. Vendi? Paris. Fotoja? Dora e saj mbi dorën e tij. Dhe tani, pas ditëve të gjata të rrëqethjeve, fotove dhe imazheve të vajzave e djemve, Wanda Nara gjithashtu pritet të dëshmojë për paqen me ndonjë mesazh në rrjetet sociale. Dhe, me bekimin e Instagramit, fund i lumtur qoftë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit