Icardi-Wanda, paqja u vendos? “Faleminderit që beson akoma në familjen tonë!”

20 Tetor 2021
9:48
Alfred Lleshi

Rasti Icardi-Wanda Nara është pasuruar me një kapitull të ri. Për të sqaruar më tej situatën ka menduar sulmuesi i PSG, i cili, përmes një postimi në Instagram, njofton pajtimin me gruan dhe agjenten e tij. Të paktën kështu duket, nëse lexon fjalët e shkruara nga ish-kapiteni i Interit. Në fund, dashuria dhe mirësia e pesë fëmijëve duket se do të mbizotërojnë.

Pavarësisht tradhtisë së pretenduar të futbollistit, qetësia për çiftin më të diskutuar të ditëve të fundit duket se është rikthyer. Nga shpërthimi i “bombës” në fluturimin e Icardi drejt Milanos te fotografia e Wanda pa unazë. Kapituj pas kapitujsh të një sage që duket se po i vjen fundi.

Icardi postoi dy fotografi në Instagram me Wanda dhe në tesktin shoqërues shpjegoi: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në familjen tonë të mrekullueshme, faleminderit që je motori i jetës sonë! Të dua! Të dhemb nëse i lëndon të dashurit e tu, shërohesh vetëm kur ata të falin”. A do të jetë vërtet pajtimi përfundimtar?!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit