Icardi zemëron Wanda Nara me komentin “viral”: Qeni im dhe ku*va ime….

1 Prill 2021
11:39
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë një nga çiftet më të përfolur në botë, shumë të njohur në rrjetet sociale. Sulmuesi i PSG-së në Instagram ka gati 7 milionë fansa, ndërsa gruaja e tij 7.5 milionë. Secili nga postimet e tyre merr mijëra pëlqime dhe komente, veçanërisht kur është Wanda sensuale, ajo që ndan fotot “me pullë të kuqe” në rrjetet sociale. Këtë herë nuk është një foto e zhveshur e saj, që bëhet “virale”, por një koment nga ish-sulmuesi i Interit. Për të bërë xhiron e internetit nuk është aq shumë përmbajtja e fotos (ai, ajo dhe qeni i tyre i madh në një park), por komenti i shkruar nga Icardi.

Icardi shkroi në Instagram: “Qeni im dhe kurva ime (duke etiketuar gruan e tij, Wanda)”. Ky është komenti në foto, në të cilën ish-sulmuesi i Interit shfaqet së bashku me qenin dhe gruan e tij, Wanda Nara. Nuk vonoi shumë që të vinte komenti i showgirl-it argjentinas, e cila nën komentin e burrit të saj shkruan: “Sa qesharak jeni” (duke shtuar një fytyrë ironike). Fotoja u përmbyt me komente nga fansat dhe ndjekësit.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit